Babai i dy fëmijëve që u goditën nga treni në Gjermani: Ne ikëm në mërgim e ju djemtë e mi qëndroni në atdhe

Shpërndaje

Në tetor të vitit të kaluar ndodhi një ngjarje e rëndë ku dy vëllezër nga Deçani humbën jetën tragjikisht duke u goditur nga treni në Gjermani.

Tashmë kur është bërë gati një vit nga vdekja e dy vëllezërve Hasan e Blerim Arifaj, babi i tyre, Arif Arifaj i kujton me lot në sy, transmeton lajmi.net.

Pas qëndrimit të tij në Kosovë, ai publikon pamje afër varrit të tyre me një mesazh prekës.

“Ne ikëm në mërgim e ju djemtë e mi qëndroni në atdhe”, ka shkruar në fotografinë e tij, duke i përshëndetur me lot në sy e duke u kthyer në Gjermani.

Vëllezërit Arifaj humbën jetën tragjikisht në tetor të 2020, pasi u goditën nga treni në një stacion hekurudhor në Gjermani, rrugës për të shkuar në shkollë.