Babai i Messi hedh akuza të forta ndaj klubit të Barcelonës: Po derdhin lot krokodili

Shpërndaje

Leo Messi po largohet nga Barcelona , por arsyet e lamtumirës së tij ende nuk dihen. Barça bëri një deklaratë zyrtare, ku njoftoi largimin e Messit nga klubi, me argjentinasin që nisi menjëherë negociatat për të gjetur klubin e ardhshëm. PSG po përpiqet për të transferuar argjentinasin, teksa tashmë ka nisur bisedimet.

Synimi i Messit ishte të rinovonte për Barcelonën, por gjithçka shkoi keq në orët e fundit … Çfarë ndodhi?

Gazetari spanjoll, David Bernabeu, i cili u nis menjëherë për tek shtëpia e “Pleshtit” pas lajmit për largimin e tij, zbuloi se Jorge Messi, babai i sulmuesit argjentinas ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të klubit duke thënë se “është mirë për Barçën që ne të mos vazhdojmë” dhe se ata po derdhin “lot krokodili”.

Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, David Bernabeu, babai i Messit nuk ishte i befasuar me lajmin që djali i tij nuk ka vazhduar me klubin.

Messi ka qenë pjesë e Barcelonës për 21 vite. “Pleshti” i qëndroi besnik klubit që e rriti si futbollist në momentet më të vështira, por deklarata zyrtare e Barçës mbrëmjen e djeshme nuk i ka pëlqyer aspak Messit dhe njerëzve pranë tij.