Daut Memishi, kandidat i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Tearcës

Shpërndaje

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës.

Komunikata nga LB:

Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi si dhe antarëve tjerë të Kryesisë Qendrore u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës.

Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi.

Lëvizja BESA
29.08.2021