Dikur me limuzina e kostume/ Ministri afgan shpërndan pica në Gjermani pas pushtimit nga talebanët

Shpërndaje

Ai udhëtonte me limuzina dhe kostume, por tani Syed Ahmad Shah Sadaat 50-vjeç mund të shihet me një xhaketë portokalli të ndritshme teksa shtyn biçikletën e tij nëpër Leipzig. Pas këtij burri qëndron ish -ministri i komunikimit në Afganistan, i cili iku në Gjermani për t’ia nisur nga e para. Sadaat jeton në Leipzig për gati një vit, në një apartament të vogël 400 euro qeraja në lindje të qytetit, dhe aktualisht po mëson gjermanisht. Kur talebanët pushtuan atdheun e tij, ai ishte duke shitur pica për 15 euro në orë dhe është një nga të shumtët që u larguan nga frika e terroristëve.

Ndihem i sigurt këtu,” thotë ai. “Unë nuk jam më një njeri i pasur, por më pëlqen puna dhe paratë janë të mjaftueshme për të jetuar.”

50-vjeçari, i lindur në Afganistan, emigroi më parë me prindërit dhe shtatë vëllezërit e tij. Në Oksford ai studior inxhinieri elektrike dhe kur u kthye në Afganistan, sundimtari Ashraf Ghani i ofroi atij një punë në ministri.

Burimi:Bild
Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA