Edhe të Dielën do të punohet në pikën e vaksinimit tek Muzeu i Tetovës prej orës 10:00

Shpërndaje

Nesër tek pika e vaksinimit në Muzeun e Tetovës do të punohet prej orës 10 të mëngjesit. Siç theksojnë nga Shtëpia e Shëndenit dhe Shtabit të krizës #covid19 pranë komunës së Tetovës edhe të dielën do të punohet për shkak të përshpejtimit të qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejtë për të parandaluar virusin Covid 19.

Në pikën e vaksinimit tek Muzeu i Tetovës momentalisht punohet në tre ndrime me një staf të përkryer ku në ndihmë është angazhuar edhe Spitali i Tetovës me mjekë vullnetar që të arrihet një numër i madh i të vaksinuarëve.

Ndryshe sonte në pikën e re të vaksinimit tek Muzeu i Tetovës ishte në vizitë Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, zv.ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ku apeluan së bashku që sa më shumë të vaksinohen aq më shpejtë dë të mbrohen nga virusi covid 19.

Vlen të theksohet se vetëm sot mbi 1500 qytetarë kanë arritur të vaksinohen një numër i konsiderueshëm dhe mobilizues që tregon edhe ngritjen e vetëdijes qytetare për të parandaluar virusin Covid 19.