Enver Hoxhaj tërhiqet nga kryesia e PDK-së

Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka refuzuar të marrë pozitën e nënkryetarit të partisë, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues që u mbajt të enjten.

Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ka thënë se do ta respektojë parimin që deputetët të mos përfshihen në Kryesinë e re të PDK-së, prandaj ai do të mbetet vetëm pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovëës.

“Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet.”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se është koha që ekipi i ri të punojë për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re. Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale.