Forcat amerikane do të largohen të fundit nga Afganistani

Shpërndaje

Me afrimin e afatit të 31 gushtit për tërheqje nga Afganistani, operacioni evakuues britanik do të përfundojë së shpejti.

Vendet e tjera evropiane tashmë i kanë dhënë fund fluturimeve të tyre të shpëtimit. Por sulmet në aeroport e kanë bërë atë më të rrezikshëm.

Ministria e Mbrojtjes në Britani thotë se vendimi për të mbyllur qendrën e përpunimit pasqyron situatën në terren me “një kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz të sulmit terrorist në aeroport”. Do të thotë që asnjë rast i ri nuk do të procedohet.

Disa nga 1.000 trupat britanike në terren janë larguar tashmë.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace thotë se disa pajisje ushtarake do të duhet të lihen pas.

Ndërsa gjatë gjithë këtij operacioni janë Shtetet e Bashkuara ato që po diktojnë sekuencën e kësaj tërheqje. Dhe do të jenë forcat amerikane, të cilat kanë siguruar pjesën më të madhe të sigurisë, ato që do të jenë të fundit që do të largohen.