Formula 1 në Shqipëri? Po, automotoparku i parë në Elbasan

Shpërndaje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se Automotparku i parë në Shqipëri do të ndërtohet në Elbasan dhe me vêmendjen e FIA, Federata Ndërkombëtare e Automoblizimit. Me anë të një postimi nê Facebook, Balla shprehet se takimi zyrtar i mbajtur me përfaqësues të FIA është hap historik për Shqipërinë.

“Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA. Nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA Jean Todt, sot mbajtëm takimin zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania, ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

AUTO MOTO PARK ELBASAN është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri. Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta! Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!”, shkruan Balla.

Ndërkohë kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja u shpreh se me anë të ndërtimit të këtij automotoparku do mundësohet zhvillimi i garave të Formula 1 në Shqipëri.

Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA! Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!”, shkruan Gonxhe.