FSK të hënën pranon automjete ushtarake të blinduara, donacion nga SHBA-të

Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njoftojnë se të hënën do të mbahen ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M 1117 ASV (Armored Security Vehicle).

Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën, me datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Me këtë rast, do të marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.