Gjermani, policia arreston 80 protestues kundër masave të COVID-19

Shpërndaje

Policia në Gjermani ndërhyri me gaz lotsjellës dhe arrestoi 80 persona nga protestuesit që dëshironin të zhvillonin protestë pa leje kundër masave për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona që dëshironin të protestonin u mblodhën drejt sheshit ku ndodhet parlamenti federal pavarësisht se në kryeqytetin Berlin është e ndaluar në kuadër të masave të marra kundër pandemisë COVID-19.

Për të ndaluar marshimin policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ndërkohë bëhet e ditur se mes policisë dhe protestuesve u shënuan përleshje.

Gjatë përleshjeve u arrestuan 80 persona ndërsa u plagosën lehtë 4 policë.

Ministria e Brendshme rajonale e Berlinit nuk ka lejuar ndonjë protestë të re për shkak se në protestat e mëparshme është paraqitur një qëndrim në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksioni.