Gjobë deri 1 mijë euro për ata që gjenden pa certifikatë të vaksinimit në ambientet e mbyllura

Shpërndaje

Edhe pak orë na ndajnë e Italia aktivizon sistemin e përdorimit të certifikatës jeshile për të hyrë në ambiente të mbyllura në lokale, restorante, muze, kinema, palestra, pishina, evente kulturore e sportive, ceremoni fetare e civile etj.

Prej datës 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm për të hyrë në struktura publike, qendra shëndetësore e rezidenciale, e për të udhëtuar në Evropë.

Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dy dozave të vaksinës Anti-Covid.

Mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dozës së dytë.

Por me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re, aktivizohet dhe sistemi i detyruar i kontrollit për të verifikuar vlefshmërinë e autenticitetin e certifikatës jeshile.
Në rast se kjo nuk kryhet janë parashikuar gjoba si për pronarët e bizneseve ashtu dhe për qytetarët.

Prej datës 6 gusht në Itali bëhet aktiv dhe sistemi i verifikimit të Green Pass përmes një aplikacioni të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo pronar duhet të kontrolloj barkodin e çdo klienti që do të frekuentoj ambientet e mbyllura të lokalit të tij.

Të dhënat e marra nga barkodi i cili duhet të konfirmoj se personi është i vaksinuar, do të krahasohen nëse korrespondojnë me kartën e identitetit të klientit.
Në rast se nuk kryhet një procedurë e tillë është parashikuar një gjobë nga 400 euro në 1000 euro si për pronarin e lokalit ashtu dhe për klientin. Pronari rr8ezikon gjithashtu dhe mbylljen 1 ditë apo 10 ditë të aktivitetit të tij.

Pashaporta jeshile bëhet jo e vlefshme në momentin kur personi rezulton pozitiv nga koronavirusi.

Gjatë këtyre orëve, qeveria italiane po punon për hartuar një hartë të funksionimit të pasaportës jeshile që mund të bëhet e detyrueshme dhe për të udhëtuar në trena e avionë si dhe për sistemin shkollor dhe atë të punësimit.

Gjithçka pritet të zbardhet gjatë orëve të ardhshme me një vendim të këshillit të ministrave të qeverisë së Mario Draghit.