Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë, i quajnë nënçmuese shtesat për punonjësit shëndetësor

Shpërndaje

Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësorë.Ata i kanë quajtur “nënçmuese”, këto shtesa.“Sindikata e infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave nënçmuese për punëtorët shëndetësorë. Në kohën kur infermierët po përballen me mungesë të madhe të stafit, punën pa pushim dhe lodhjen e madhe nga mbingarkesa në punë, për shkak të shifrave alarmante të shtruarave në Spital nga COVID-19, në vend të stimulimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të nënçmoj infermierët me 60 euro shtesa”, thuhet në komunikatë.Ata, ia kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë.“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshoj vendimin dhe të ndaj nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë, ashtu siç e parasheh edhe ligji”, thuhet në komunikatë.