Komuna e Strugës kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për më 20 shtator

Shpërndaje

Për shkak të gjendjes së keqe epidemiologjike dhe rritjes së numrit të pacientëve me koronavirus, komuna e Strugës këtë pasdite kërkoi që fillimi i vitit shkollor në këtë komunë të shtyhet. Në vend që të fillojë më 1 shtator, ata kërkojnë që mësimi të shtyhet për më 20 Shtator. Kjo vjen pas përfundimit të sotëm nga takimi i autoriteteve vendore me institucionet shëndetësore dhe përfaqësuesit e shkollave, ku u theksua se situata me virusin është më serioze se një vit më parë. Për këtë qëllim, kërkesa për shtyrjen e fillimit të mësimit iu dorëzua Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Sëmundjeve Infektive./alsat/