Kosovë-Maqedoni e Veriut, marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Haxhiu ka thënë se janë të angazhuar që të fuqizojnë raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor.“Jemi të angazhuar që të fuqizojmë raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është nënshkrimi i parë i marrëveshjeve dhe do të vijojnë edhe me Shqipërinë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi procedurave civile. Mbrojtja juridike, shtetasit e secilës palë gëzojnë të drejtat e mbrojtjes juridike”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq tha se “Iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes tregon se bëjmë politika që të lehtësojmë procedurat për qytetarët e dy vendeve. Jam i bindur se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, në këmbim të përvojave dhe harmonizim të legjislacionit evropian”, ka shtuar ai.