Kryeministri Kurti i thërret në takim në Qeveri, kryetarët e komunave

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për nesër në takim, kryetarët e komunave të Kosovës.

Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se Klan Kosova paraprakisht raportoi e para rreth reagimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të cilët thanë se Qeveria Kurti i harroi t’i përfshijë në Komitetin për Vlerësim të gjendjes së pandemisë, të themeluar këtë të hënë.