“Ligji kundër mafias”, s’mund të keni veturë prej 50 mijë eurove

Shpërndaje

Këto ditë është aktual propozim versioni i Ligjit për origjinën e pronës, ndërsa për këtë çështje në emisionin “10 minuta” në TV21 ishte mysafir zv.kryeministri Lupço Nikollovski. Nevoja për këtë ligj është imponuar nga funksionarë të kaluar dhe aktual, persona nga sektori i biznesit, ndërsa për këtë gjë nuk është biseduar që nga viti 1974.

“Atë që nuk arriti askush ta bënte, pa asnjë njollë, pa asnjë dilemë, hymë dhe pas 30 viteve është nderë që unë dhe kabineti im jemi pjesë e kësaj reforme të madhe”, deklaroi Nikollovski.

Ky ligj do të vlejë për të gjithë që kanë mbi 30 mijë euro para dhe nuk kanë provë për prejardhjen e tyre. Prokurorët theksojnë që kërkojnë procedurë urgjente civile që të konfiskojnë pronën e fituar në mënyrë të parregullt, për shkak se procedurat penale nuk janë efikase dhe nuk konfiskohet prona.

“Nuk mund të vozisni veturë prej 50 mijë eurove, nuk mund të keni 5 banesa, nuk mund të keni më shumë pushimore dhe askush të mos ju mundet asgjë”, shtoi më tej ai.

Qëllimi është të pamundësohet që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve, me procedura të shpejta dhe efikase. Nikollovski thotë se deri në fund të gushtit duhet që ky propozim ligj të jetë i qasshëm për shqyrtim në opinion. “Ligji kundër mafias” mbështetet nga BE dhe 10-tra vende ku po zbatohet.