Lionel Messi mban konferencën e parë në Parc des Princes si lojtar i PSG-së

Shpërndaje

Lionel Messi është prezantuar tashmë zyrtarisht duke mbajtur konferencën e parë në stadiumin Parc des Princes pas konfirmimit të tij si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.

PSG konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.

Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.

Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë.

Pritjes tani i ka ardhur fundi dhe Messi është prezantuar zyrtarisht me konferencë në stadiumin e klubit “Parc des Princes”.