Lufta kundër zjarreve në bjeshkët e Rugovës (Video)

Shpërndaje

Zona të gjera në fshatin Shtupeq i Madh, në Rugovë, janë përfshirë nga flakët.Ekipet e zjarrfikësve po ndihmohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.Zjarret në këto zona kanë shpërthyer që 5 ditë.

Ai theksoi se deri tani nuk kanë hasur në vështirësi të mëdha sa i përket mjeteve.“Zjarri në këtë vend ka ndodhur që 5 ditë, FSK është aktivizuar që nga dita e premte. Kemi punuar me ndërrime, varësisht prej nevojës. Kemi pasur vështirësi, por jemi të pajisur dhe trajnuar, kemi kamionë dhe pajisje personale”, ka thënë nëntogeri Ismajli.Tutje ai shtoi se zjarri ka përfshirë një zonë prej 40 hektarësh.Sipas tij, zjarri po përhapet më shumë kur ka erëra të forta.“Sipas raportit të pylltarisë, deri tani janë djegur 40 hektarë tokë. Kur ka era të forta, zjarri po përhapet edhe më shumë. Fatmirësisht kemi pasur ndihmë nga Zjarrfikësit, KFOR-i dhe Policia”, theksoi tutje Ismajli.Beteja kundër zjarrit pritet të vazhdojë deri në fikjen e të gjitha vatrave.Deri tani nuk dihet shkaktari i zjarreve në këtë zonë të lartë malore.