Ministri Besimi: Ulet borxhi shtetëror për 3.9 pikë përqindje, vazhdojmë me përpjekjet për stabilizim të borxhit

Shpërndaje

Ulet borxhi shtetëror për 3.9 pikë përqindje, vazhdojmë me përpjekjet për stabilizim të borxhit‼️

👉🏻Të dhënat e sotme, të publikuara tregojnë se ai është ulur në nivel prej 52% të BPV-së, në krahasim me datën 30.6.2021, kur ishte në nivel prej 55.9%.

📊Ulja e borxhit shtetëror, para se gjithash i referohet shlyerjes së euroobligacionit me vlerë prej 500 milionë euro, në muajin korrik të këtij viti. Мe rëndësi është fakti që mjetet që u siguruan së fundmi në tregun e kapitalit ndërkombëtar, janë me normën më të ulët të interersit prej 1.625 %.

🔷Ministria e Financave, fuqimisht vazhdon me përpjekjet e saj në drejtim të stabilizimit të borxhit publik dhe pozicionimit të tij nën 60% të BPV-së që është në kuadër të kriterit të Mastrihtit. Në planin afatmesëm, gjegjësisht deri në vitin 2026, projeksionet janë me qëllim që ai të ulet në ↘️50.7%.

📌Në periudhën e ardhshme, Ministria e Financave do të vazhdojë me menaxhimin aktiv të borxhit publik. Me ç’rast, qëllimi kryesor është realizimi i vazhdueshëm i aktiviteteve të planifikuara, financimi i deficitit dhe pagesa e rregullt e detyrimeve ekzistuese me shpenzime më të ulëta dhe kushte më të favorshme për financim.