Ndërroi jetë veprimtari i shquar dibran, një jetë në shërbim të kombit

Shpërndaje

Mbrëmë në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku.

Ai ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër. Sazan Papraniku deri tani ishte profesor në gjimnazin e Dibrës. Ai shquhet për aktivitete kombëtare dhe politike.

Ishte pjesëmarrës në demonstratat për liri në Kosovë e Maqedoni, aktivist politik dhe një nga përkrahësit dhe ideatorët e Iliridës. Ishte pjesë e Listës për Shqipëri Natyrale. Ai shquhet edhe për botimin e shumë shkrimeve dhe librave me poezi.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA GROUP, i shpreh ngushellime familjes!!!