Në Tabanoc pritet rreth 30-45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi

Shpërndaje

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30-45 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM), transmeton Alsat. Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.