Prej 30 gusht afati i parë i regjistrimit në UT

Shpërndaje

Prej 30 gusht – 3 shtator 2021, në Universitetin e Tetovës do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve në ciklin e parë të studimeve, për vitin akademik 2021/2022.
Zyra për arsim, fakultetet dhe administrata përkatëse, janë gati për t’i pritur kandidatët – studentët e rinj të aplikojnë dhe regjistrohen në Universitetin tonë, i cili që nga themelimi e këndej, ofron alternativën e shkëlqyer për arsimimin e gjeneratave të reja në gjuhën më të bukur në botë – GJUHËN SHQIPE.

Referuar të dhënave paraprake (sondazheve që kryen nga institucionet), Universiteti i Tetovës vijon të mbetet LIDER, alternativa kryesore për të rinjtë tanë që do t’i vijojnë studimet universitare.

Dokumentet për aplikim dhe regjistrim:
Kandidatët e plotësojnë formularin online në ueb faqen: http://www.unite.edu.mk/apply (Regjistrimet 2021/22) me të dhënat përkatëse dhe sipas udhëzimeve që kërkohen.
Gjatë plotësimit të formularit, kandidatët dokumentet duhet t’i bashkangjesin (attach) të skanuara ose si fotografi (skenimi ose fotografitë duhet të jenë të lexueshme dhe ta përfshijnë dokumentin e plotë me të gjitha të dhënat në të dy anët e fletës):

Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm;
Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme;
Certifikatë nga libri amzë i të lindurve;
Certifikatë shtetësie;
Dëshmi (fletëpagesë) për pagesat e:
1050 denarëve në xhirollogarinë e Universitetit: në emër të taksave administrative.
600 denarëve për mjete plotësuese për secilën lëndë në të cilën kandidatët do të nënshtrohen për provim pranues, të theksuar në Listën shtesë-1, të programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues: në emër të Komisionit për verifikimin e njohurive dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze).

Kandidatët që aplikojnë në programet ku mundësohen studime me korrespondencë, krahas dokumentacionit të caktuar më lart, duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse për arsyetimin e këtij statusi sipas kritereve të përcaktuara në këtë Konkurs. Kandidatët të cilët aplikojnë në bazë të kuotës së veçantë, dorëzojnë dokumentet të cilat dëshmojnë kategorinë përkatëse.
Ju mirëpresim!