Qeveria e RMV-së: Do të strehojmë rreth 780 shtetas të Afganistanit

Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se rreth 780 shtetas të Afganistanit do të strehohen në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Arsovski theksoi se shumica prej tyre do të vendosen në periferi të Shkupi.

“Sipas të dhënave të fundit, sepse numrat kanë ndryshuar prej mbrëm, sipas kërkesave të organizatave ndërkombëtare, Qeveria ka marrë përsipër të kujdest për 90 ditë për 780 shtetas të Afganistanit. Sa i përket hoteleve kjo është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare pasi ata i mbulojnë shpenzimet, ndërkaq shumica do të vendosen në periferi të Shkupit”m, tha Arsovski.