Qeveria vendosi që viti shkollor në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë të fillojë online

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sontme vendosi që për shkak të gjendjes me virusin korona viti shkollor të fillojë online në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë. Siç informojnë nga Qeveria në Tetovë dhe Gostivar mësimi online do të zhvillohet për 14 ditë, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë për 7 ditë, dhe më pas do të merret një vendim i ri.