“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kamp (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka njoftuar gjatë ditës së sotme (31.07 dhe 01.08) rikthimin në Shqipëri të 14 fëmijëve dhe 5 grave të mbetur në kampet siriane të ISIS. Gazetari shqiptar i “Le iene” Taulant Kopliku, i pari që ka mundur të hyjë në këto kampe, ka sjellë ndërkohë në rrjetet sociale, historinë e njërës nga vajzat shqiptare brenda kampit Roj.

Jasmina 11-vjeçare, tregon me lotësh se dëshiron të kthehet në Shqipërri. “Dua të shkoj në shtëpinë time, nuk dua të rri këtu”, shprehet ajo për gazetarin Kopliku. Jsamina rrëfen ndër të tjera se në Shqipëri, ka dajat dhe tezet, ndërsa kujton dhe shoqet, Amina dhe Ajla. A do të ketë Jasmina një prej të kthyerve? Mbetet të presim.

“Shpresoj shumë që Jasmina e vogël të jetë në grupin e të riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tiranë, e presin t’iu bashkohet sa më shpejt. Roj camp, korrik 2021”, shkruan gazetari krahas videos.

Ndërkohë gazetari Kopliku, njofton pas dy javësh, publikimin e një dokumentari për Sirinë.