Sela: Nënë Tereza gjithmonë do mbetet sinonim i dashurisë, paqes…

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shkruar disa rreshta me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.” Nënë Tereza

Sot, është ditëlindja e 111-të e Nënë Terezës ! Gonxhe Bojaxhiu e lindur në Shkup ,më 26 gusht 1910, më vonë ajo u bë e njohur në gjithë Botën si Nënë Tereza. Ajo u largua në Indi me mision , që t’u shërbente njerëzve të varfër dhe në nevojë. Nënë Tereza, mbetet një figurë e rëndësishme në mbarë Botën! Ajo është shembull i shkëlqyer i njerëzimit dhe shpresojmë se mund të përvetësojmë disa nga vlerat e saj. Nënë Tereza është dhe do të mbetet sinonim i dashurisë, paqes, tolerancës , solidaritetit dhe dhembshurisë e cila i kushton tërë jetën e saj shërbimit të njerëzimit. Atë që ne bëjmë për Nënë Terezën do të jetë gjithmonë shumë pak krahas asaj që bëri ajo për njerëzimin!