Skandaloze: Teuta Arifi endet plazheve greke, punëtorët e saj ngelin rrugëve pa rroga dhe pa karburant! (Video)

Shpërndaje

Ndërkohë që situate me grumbullimin e mbeturinave në Tetovë vazhdon të jetë alarmante, kryetaja e komunës Teuta Arifi jo që nuk ndërmer masa për sanimin e gjendjes tejet të vështirë që prej disa muajve mbretëron në Tetovë, ajo vazhdon të mos shqetësohet për situatën e krijuar dhe vazhdon me pushimin e saj pa mos u shqetësuar fare, ndërkohë që ka gjetur kohë, që nëpërmjet një postimi në profilin e saj në fejsbuk të merr edhe rolin e meteorolges, ku i paraljmëron tetovarët për stuhin e mundshme që pritet të godas Tetovën, gjatë ditës së nesërme edhe i këshillon që të mos qëndrojnë jashtë dhe ( në HIJE TË THANËS), nën pemë, nëse do të ketë shkarkime të forta elektrike.

Përndryshe kryetarja e komunës prej disa ditëve është duke shijuar bukuritë e bregdetit grek, ndërkohë që punëtorët e ndërmarrjes komunale ka disa muaj që nuk kanë marë rrogat e tyre, kurse pagesat për kontributet shëndetësore të tyre nuk janë paguar.

Turpi më i madh përderisa ajo vazhdon pushojë në plazhet e helene punëtorët e saj, që duhet të përkujdesen për pastrimin e qytetit ngelin rrugëvë pa karburant , dhe nga pamjet jo të këndshme që kanë derguar qytetarët enkas për portalin FOL shihet një makinë edhe ashtu e amortizuar e ndërmarrjes komunale që ka ngelur pa karburant dhe është duke u shtyrë në mënyrë të turpshme nga një eskavator i po kësaj ndërmarrje.

Problemi me mbeturimat nuk është diçka e re në Tetovë. Problem edhe më i theksuar është mungesa e ujit edhe pse Tetova gjendet në rrëzën e sharrit, prapëseprap tetovarët ngelen të etur dhe të braktisur nga një kryetare komune që kur ju duhet më së teprmi ajo nuk është aty. Ky problem vazhdo të jetë që nga ga fillimi mandatit të parë të kryetares Arifi dhe vazhdon gjer më sot kur kërkon edhe një mandate të ri edhe pse në çdo cikël zgjedhor është premtuar zgjidhje,por vetëm sa për ti mashtruar tetovarët për tu marrë votat./fol.mk

Kliko VIDEO