Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut

Shpërndaje

Ndërsa pritet që në Shqipëri të mbërrijnë afganët, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për një media italiane.

Rama është shprehur se sigurimi i një strehe për afganët është një detyrë për shqiptarët.

Teksa kujton eksodin e shqiptarëe, shefi i qeverisë ka thënë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

“Tridhjetë vjet më parë ne ishim afganët që kërkuam mikpritje nga ana tjetër e detit. Ne, që në atë kohë dukej se ishim të huaj për popullin italian dhe opinionin publik evropian, siç duket sot afganët. Nga ana tjetër, ne kemi një traditë për të nderuar.

Shqipëria është i vetmi vend evropian që priti hebrenjtë para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës. Një kod, sipas së cilit shtëpia e secilit shqiptar i përket Zotit dhe mysafirit.

Unë besoj se ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për fëmijët tanë. Ata gjithashtu duhet ta kultivojnë, si një pasuri të çmuar, këtë ndjenjë përgjegjësie ndaj të tjerëve në vështirësi, duke qenë fëmijë të një populli, i cili, në momente të ndryshme të historisë së tij, është mbështetur në mikpritjen e të tjerëve” shprehet Rama./albeu.com