Të martën skadon afati për aplikimin për racion studentor të subvencionuar

Shpërndaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u kujton studentëve se të martën skadon afati për aplikimin për një racion studentor të subvencionuar për të gjithë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private në vend. Ndërkaq, shtojnë se afati tjetër për aplikim do të jetë nga 1 deri më 31 tetor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Ne u bëjmë thirrje studentëve aktual, sot dhe nesër të plotësojnë aplikimin, në mënyrë që ata të marrin pagesën e parë në vlerë prej 2,400 denarë në fillim të tetorit të këtij viti. Afati i ardhshëm i aplikimit për këtë subvencion është nga 1 deri më 31 tetor 2021, për studentët nga viti i ri akademik dhe ata që nuk janë regjistruar në semestrin veror”.

Të njëjtin apel e bëjnë edhe nga LSDM, të cilët nuk harrojnë ta përmendin se kjo masë është bërë me iniciativën e tyre.

Marko Mihailloski, LSDM

“Me këtë masë e cila është me iniciativë të LSDM-së, 40.000 studentë kanë mundësinë që të fitojnë nga 2 400 denarë në muaj, gjegjësisht nga 21. 600 denarë në vit. Për këtë masë nga buxheti janë ndarë rreth 15 milion euro, para të cilat do të përfundojnë në llogari të studentëve”.

Deri më tani, 15,627 studentë kanë aplikuar për përdorimin e racionit të subvencionuar të studentëve.

Nga Ministria edhe njëherë sqarojnë se regjistrimi bëhet në mënyrë elektronike dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – aplikimi dhe deklarata për saktësinë e të dhënave dhe të dhënat e llogarisë personale të transaksionit./SHENJA/