“Tokio 2020”/ Luiza Gega zbret sot në pistën e finales së madhe, “sytë” e Shqipërisë te atletja

Shpërndaje

Shqipëria shënon sot fundin e rrugëtimit në Tokio 2020, me atleten Luiza Gega që i ka të gjitha mundësitë për të na sjellë të parën medalje në Shqipëri. Atletja kuqezi do të zbresë në pistën e stadiumit të Tokios, për finale e madhe në garën e 300 metrave me pengesa.

Sfida do të startojë në 13:00 me orën e Shqipërisë. Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese. 32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.

Kalimi për në finale ishte objektivi i parë i Luizës, e cila, do të luaj të gjitha shanset për të arritur një pozicion të kënaqshëm në tabelë.

Favorite për një medalje të artë në garën e sotme është atletja nga Kenia, Beatrice Chepkoech e cila këtë sezon rezultatin më të mirë ka 8:44:32, e ndjekur nga atdhetarja e saj Hyvin Kiyeng e cila ka si rezultat më të mirë 9.00.01.

E trata pozicionohet amerikania Emma Coburn me rezultatin më të mirë të saj 9.02.35. Ndërsa Gega renditet e 11 në këtë renditje me kohën më të mirë 9.19.93./BW