Ushtria amerikane i jep ultimatum Bidenit të vendos për zgjatjen e kohës së evakuimit në Afganistan

Shpërndaje

Ushtria amerikane po e këshillon presidentin e SHBA’ve, Joe Biden që ai duhet të vendos të martën nëse do të zgjatë evakuimin nga Afganistani përtej 31 gushtit, sipas një zyrtari të mbrojtjes, shkruan Gazeta Metro.

Këshilltarët ushtarakë i kanë thënë Shtëpisë së Bardhë që vendimi duhet të bëhet të martën në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për tërheqjen e 5,800 trupave që janë ende atje, gjithashtu edhe armët bazat.

Nëse presidenti Biden pajtohet me këtë, ushtria do të marrë edhe disa kohë tentime për evakuimin e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur përpara se të fillojë tërheqja e vet trupave amerikane, që mund të ndodh në fund të kësaj jave.

Të hënën, Biden ende ishte i pavendosur nëse do të zgjasë afatin kohor për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane, ka mësuar CNN.

Disa nga këshilltarët e presidentit Biden kanë këshilluar atë kundër zgjatjes së afatit referuar situatës së sigurisë atje. Zyrtarët kanë kaluar ditët e fundit duke monitoruar sulmet e mundshme terroriste, referuar informacioneve kredibile dhe persistente që situata kaotike jashtë airoportit është shndërruar në target të ISIS’it dhe organizatave tjera terroriste.

Ultimatumi i Pentagonit ndaj Biden gjithashtu qëndron në vijë me deklarimin e talebanëve se SHBA’të duhet t’i tërheqin të gjithë trupat deri më 31 gusht – një afat kohor që zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se po planifikojnë ta arrijnë.

Për tani, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se ushtria po punon për të arritur afatin e 31 gushtit.