Zaev: Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BDI-në, do të fitojmë në zgjedhjet

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai pret fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij koalicioni qeveritar është stabil.

“Sigurisht që unë besojë në fitoren e madhe tek koalicioni jonë, përshkak që koalicioni është stabil, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BDI-në, ashtu siç kemi me Besën dhe PDSH-në dhe se sigurisht mbështetjen do ta krijojmë sëbashku, pasi që para së gjithash besojmë se ashtu shumë më mirë do t’i shërbejmë qytetarëve, pasi që jemi qeveri që menaxhojmë me çfardo lloj sfide në nivel qendror, ndërsa bashkësia në nivel lokal do të ketë më shumë kapacitet për ta bërë më të lehtë përballimin e sfidave në nivel lokal dhe të implementojmë aq sa mundet më shumë projekte në të ardhmen”, ka deklaruar kryeministri, Zaev, përcjell SHENJA