Zaev: Regjistrim të popullsisë patjetër duhet të ketë

Shpërndaje

Kryeministri, Zoran Zaev, u shpreh se regjistrimi i popullsisë në vendin tonë duhet të realizohet patjetër. Ndër të tjera, ai tha se ekipi është kompletuar dhe regjistrimi do të fillojë më pesë shtator ashtu edhe siç është paraparë.

“Regjistrimi fillon më pesë shtator. Apeloj të jemi serioz, 20 vjet nuk kemi regjistrim. Regjistrimi duhet të mbahet patjetër. Pas 20 vitesh a jemi shtet a jemi komb, çfarë jemi? Patjetër të ketë regjistrim. Falënderoj qytetarët të cilët kanë aplikuar për regjistrues rajonal dhe ekipi është kompletuar. Gjithçka është gati për regjistrimin”, deklaroi Zaev.