Zaevit dhe Ciprasit nesër në Munster do t’i dorëzohet Çmimi ndërkombëtar për paqe të Vestfalias

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot pasdite do të niset për në Munster, Gjermani, ku nesër, në ceremoni solemne, do t’i dorëzohet Çmim ndërkombëtar për paqe të Vestfalias, e cila për vitin 2020 iu ndaj atij dhe ish-kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, në elaborimin për çmimin thekson se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë arritur marrëveshje historike e cila, si shembull i qasjes së lartë diplomatike, ka zgjidhur çështje të hapur dhe me këtë, ndër të tjera, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit”.

Në ceremoninë solemne në Munster, çmimin dy lauretëve do t’ua ndajë presidenti i Lituanisë, Egils Lebic, si përfaqësues i tre vendeve baltike të cilët këtë çmim e morën për vitin 2019.