Ziberi “shigjeton” kundërkandidatët: Komuna nuk është mejdan për të bërë inate, duhet të jetë vesh për të dëgjuar çdo hall të njerezve të Zhelinës

Shpërndaje

Në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për shqiptarët që u mbajt mbrëmë në Zhelinë, kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e 17 tetorit, Mahir Ziberi në fjalimin e tij ka drejtuar shigjeta ndaj dy kundërkandidatëve, Fatmir Izairit të BDI-së, i cili konkuron për herë të katërt dhe rikthehet në garë pas humbjes së pësuar në zgjedhjet e kaluara dhe Blerim Sejdiut të Besës që me siguri se do të kërkon rikandidimin nga partia e tij edhe në këto zgjedhje.

“Komuna e Zhelinës nuk është mejdan për të bërë inate, se kush do e mban dhe kush do e kthen komunën. Kjo komunë duhet të jetë vesh për të dëgjuar çdo hall të njerezve të Zhelinës”, tha Ziberi dhe shtoi se:

“Mirë e dijmë se në atë institucion , në atë ndërtesë më tepër janë gjeneruar telashe sesa zgjidhje, por kjo komunë ka vetëm një hall, e halli më i madh prej shumë halleve, është shëndruar në shtab partiak. Ajo ndërtesë nuk duhet të shërbej si shtab partiak i asnjë subjekti politik, po as i Alenacës, por duhet të jetë institucion që do u përgjigjet çdo halli të njerëzve të Zhelinës.

Mirë e dijmë se kjo komunë numron dikund rreth 25 mijë banorë, megjithëse nuk e dijmë sakt, pasi që regjistrimi ka dështuar deri më tash. Mirë e dijmë se kjo komunë ka shërbyer si një hambar votash, ku çdo here ka fituar numëruesi e jo votuesi.
Në këtë komunë duhet ta kuptojmë një gjë, nëse aleanca do të jetë aleat i këtyre njerëzve, atëherë patjetër duhet të jetë aleat dhe në shërbim të këtyre njerëzve”./fol.mk