Ahmeti: Me punë dhe investime, shteti ecën drejt zhvillimit

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti sot ka vizituar kompaninë “One Cable” në Zonën industriale të Sarajit, ku është bërë investim prej 3 milionë euro, një prespektivë e madhe për qytetarët për zhvillim të vendit dhe ulje të papunësisë.

Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur edhe kryetari Ahmeti i cili ka theksuar se jemi në përpjekje që të krijojmë klimë kombëtare e ndërkombëtare të investimit, që në këtë vend të ketë perspektivë.

“Me investime me punë sigurisht që edhe familja edhe shteti ecin drejt zhvillimit drejt përparimit dhe mospasjes së pakënaqësisë e përplasjeve, ne jemi përpjek si partner koalicioni të krijojmë kushte për investitorët vendas në rradhë të parë sepse ata janë pjestarë të familjes tonë të përbashkët, ne jemi përpjekje që të krijojmë klimë kombëtare e ndërkombëtare se në këtë vend ka perspektivë”, tha kryetari i BDI-së Ahmeti.

Në këtë vend gjërat shkojnë përsëmbari, theksoi Ahmeti, duke shtuar se kemi investuar dhe investojmë për sundim të ligjit, kemi punuar dhe punojmë që vendi ynë sa më parë të jetë pjesë e Bashkimit Europian, kemi punuar dhe punojmë për përparim të standarteve që ne të jemi shtet ku njerëzit të kenë vullnet të fortë për të jetuar.

“Ky është përcaktimi ynë, ne përpiqemi që t’u krijojmë kushte të gjithë investitorëve përfshirë edhe të huajve sepse një vend pune më shumë në vendin tone, unë ju siguroj sepse po e ndjej në lëkurën time unë kam një problem më pak Zoran Zaevi dy probleme më pak, sepse vetëm duke hapur perspektiva, vende të reja të punës ne mund të ecim përpara. Edhe një herë ju dëshiroj juve investitorëve suksese patshi punë të mbarë dhe Zoti na ndihmoftë në të gjitha përcaktimet tona që i kemi”, tha kryetari i BDI-së Ahmeti.