Ahmeti: Urime për të gjithë nxënësit fillimi i vitit të ri shkollor

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar fillimvitin shkollor, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Urimi i plotë nga Ali Ahmeti:

Urime për të gjithë nxënësit fillimi i vitit të ri shkollor.

Mësimdhënësve ju dëshiroj punë të mbarë në dhënien e dijes tek gjeneratat e reja e veçanërisht tek shkollarët.

Ata janë drita e të ardhmes, ndërsa profesioni juaj të dashur mësimdhënës është i shenjtë dhe me shumë vlerë.

T’i vlerësojmë lartë, t’i mësojmë dhe t’i përgatisim për jetë nxënësit sepse vetëm kështu do të kemi një të ardhme të ndritur.

Suksese dhe ju priftë e mbara.