Ahmeti uron Ramën: Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plot suksese për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët

Shpërndaje

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën për një mandat të mbarë e me plot suksese për shqiptarët dhe gjithë rajonin, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Urimi nga Ali Ahmeti:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi

fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe mandati i fituar me votat e qytetarëve mori formën e vet përfaqësuese dhe përmbajtësore me përbërjen e re parlamentare dhe kabinetin e ri qeveritar.

Të përgëzoj dhe të uroj shumë shëndet dhe një mandat të mbarë e me plot suksese për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithë rajonin.

Shqiptarët të dhanë besimin për t’ju prirë dhe për të vijuar me punën për ta bërë Shqipërinë europiane dhe unë nuk kam as të vetmin dyshim që do t’ia arrish.

Uroj edhe ministrat e sapozgjedhur të qeverisë me dëshirat më të sinqerta për suksese në mandatin e tyre.