ASH-ja me 12 kandidatë do të garojë në zgjedhjet lokale, emrat dhe komunat

Shpërndaje

Sot në Gostivar ka mbajtur mbledhje Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët, në të cilën u miratuan emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga ana e Aleancës për Shqiptarët.

Kuvendi vendosi për kandidatët siç vijon:

Kumanovë – Bekim Saliu
Haraçinë – Naim Sinani
Saraj – Qerim Mamuti
Zhelinë – Mahir Ziberi
Tearcë – Nazim Taipi
Bërvenicë – Argjend Gurra
Tetovë – Vullnet Murseli
Bogovinë – Albon Xhemaili
Gostivar – Arben Taravari
Vrapçisht – Isen Shabani
Dibër – Bekim Pocesta
Strugë – Idri Istrefi

Për Komunën e Bogovinës pati votim të fshehtë ku kuvendarët duhej të zgjedhin mes dy kandidatëve, Albon Xhemailit dhe Sadik Sulejmanit. Me shumicë votash, Kuvendi zgjodhi Albon Xhemailin për kandidat për kryetar në Komunën e Bogovinës, njoftuan nga ASh.