Avokati Ngjela: Do të goditen elitat politike në Tiranë e Prishtinë, pritet t’u merren paratë dhe pronat

Shpërndaje

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela paralajmëron se shtatori do të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri dhe më pas në Kosovë.

Sipas tij, në këtë muaj do të goditet elitat politike në këto dy vende dhe personaliteteve të larta pritet t’u merren paratë dhe pronat.

“Ky do të jetë muaji i anti-korrupsionit. Ky pritet të jetë muaji anti-korrupsion në Shqipëri, por, më pas, edhe në Kosovë, kundrejt elitave politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Këto elita tani kanë falimentuar: pritet t’u merren paratë dhe pronat. Shqiptarët e Shqipërisë janë të pushtuar plotësisht nga korrupsioni, reforma antikorrupsion do t’u sjellë çlirimin historik”, ka shkruar ai në Facebook.

Ngjela vë gishtin te ish-kryeministrin Sali berisha dhe presidenti Ilir Meta, sipas të cilit janë të dy drejt shkarkimit, një nga KQZ dhe tjetri nga Gjykata Kushtetuese.

Ai vijon më tej se deri më tani pushtimin e shqiptarëve nga korrupsioni e ka goditur shpallja “non grata” e Berishës nga SHBA.

Analisti citon vendimin e DASH-it duke e quajtur familjen Berisha si një çerdhe korrupsioni. /Telegrafi/