Bekim Jashari tregon se kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi të enjten se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Gjatë takimit të nivelit të ekspertëve, Bislimi tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka dhënë një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim.

“Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra mbi popullin tonë të pafajshëm, mbi fëmijët si Leutrimi 7 vjeç, të cilin e vranë mizorisht në oborr të shtëpisë. Një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim. Sot, bashkë me Gjeneral, Ilaz Derguti, drejtorë komunal, asambleistë, qytetarë dhe dy djemtë e heroit Malush Ahmeti, Bahri e Besnik M Ahmeti, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i vëllait të tyre, Leutrim Ahmetit, djalit të heroit, Komandant Malush Ahmeti. Komandantit Malush Ahmeti çetnikët serb 23 vite me parë ia vranë djalin 7 vjeçar, kurse sot njerëzit e këtij vendi, pa pikë turpi, ia largojnë djalin tjetër nga puna, vetëm pse ai vendosi që të jetë zë i të rinjve e fëmijëve të dëshmorëve në Kuvendin tonë Komunal. Njerëzit e tillë përgjigjen e merituar do ta marrin me 17 tetor, sepse nuk ka kthim mbrapa, ka vetëm vendosmëri për të ecur bashkë, në jetësim të amanetit të të rënëve tonë. Lavdi të përjetshme Leutrim Ahmetit dhe gjithë fëmijëve që ranë në luftën tonë heroike”, ka shkruar ai.