Berisha ‘sfidon’ Bashën : Jam anëtar i Grupit Parlamentar të PD

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Edhe pse Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e tij nga grupi, Berisha shprehet se ai është pjesë e PD dhe mund të shkojë kur të dojë në seli.

Për ish-kreun e PD vendim i Bashës është ‘null and void” dhe thotë se ka ardhur si pasojë e kompromisit të tij me Ramën.

“Vendimi, kompromisi Rama-Basha është ‘null and void’, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.

Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurt që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”, tha ai./tvklan.al

Foto: LSAPHOTO.COM