Çmimi i dizelit lirohet për 1.5 denarë, benzina mbetet i njëjtë

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë, publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës. Çmim i ri u vendos për dizelin që të jetë më lirë për 1.5 denarë, ndërsa çmimi i benzinës do të mbesë i njëjtë.

Çmimi i dizelit nga sonte në mesnatë do të koshtojë më lirë për 1.5 denarë dhe një litër do të shitet për 62 denarë. EuroSuper Bs-95 një litër do të koshtojë 73 denarë, EuroSuper Bs-98 një litër do të shitet për 75 denarë për litër, ndërsa një litër vaj i lehtë për amvisëri do të shitet për 64 denarë. Mazut М-1 SU 39,181 (denarë/kilogram).