E FUNDIT/ Gjermania mbyll kufijtë për shqiptarët, nuk pranohet tamponi e as vaksina pa plotësuar këtë kusht

Shpërndaje

Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk u mjafton më tamponi apo vetëm vaksina, pa patur një arsye të fortë për të udhëtuar drejt këtij shteti.

Gjatë një reagimi zyrtar, Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se duke nisur nga data 5 shtator kufiri kalohet nëse shqiptarët paraqesin çertifikatë vaksinimi dhe kanë një arsye të fortë për të udhëtuar drejt këtij vendi.

Gjithashtu edhe nëse ke çertifikatë vaksinimi çdo oficer policie në pikën kufitare ka të drejtën për të kthyer mbrapsht nëse nuk ke një arsye të fortë për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Reagimi i plotë nga Ambasade Gjermane në Tiranë:

“Duke nisur që prej ditës së diel 05.09.2021 Qeveria Federale ka riaktivizuar kufizimet e hyrjeve në Gjermani për personat rezidentë në Shqipëri. Kjo masë merret në funksion të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infektimeve Covid-19. Për këtë arsye që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë (kjo vlen edhe për ato udhëtime, ku nuk nevojitet vizë). Verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen është dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit”, thuhet në njoftim.