E tmerrshme: Kosovarja paralajmëron publikisht vetëvrasjen pas kërcënimeve në rrjetet sociale (Video)

Shpërndaje

Një e re kosovare ka marr shumë komente fyese e kërcënuese për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo kishte publikuar një video me një këngë në gjuhen serbe, e pas kësaj kanë pasuar komentet fyese e kërcënuese, bile ka të tilla që ia kanë zbuluar edhe adresën.

Kosovarja e cila jeton në Zvicër me një video të publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se nuk mund të duroj këtë presion dhe kërcënimet që po vinë në adresë të saj.

“Më erdhën shumë komente, shumë shkrime, shkrime si ku je po vina me të mbyt, kena me të pre, tradhtare e kombit. Kom duru boll ama nëse vinë kësi gjëra nuk mundem më me duru, sidomos shkrimet që më kanë bërë pasi kanë zbuluar adresën ku banoj”, dëgjohet duke thënë vajza nën zërin e dridhur.

Për më shumë shihni videon më poshtë:

VIDEO