Ekskluzive: Vjollca Berisha nga ASH-ja kandidate për kryetare të Tetovës

Shpërndaje

Nga burime të sigurta brenda strukturave kryesore të Degës së ASH-së në Tetovë , FOL ekskluzivisht mëson se Vjollca Berisha do të jetë kandidatja që do të përfaqësojë Aleancën për Shqiptarët në garën zgjedhore për të parin e komunës së Tetovës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme nga media të afërta me BDI-në u liferua emri i biznesmenit të suksesshëm tetovar që menaxhon me laboratorin e testeve të Covid-19, megjithatë ai nuk do të jetë kandidati për arsye tashmë të njohura.

Gjithashtu pritet që Vullnet Murseli brenda ditës të tërhiqet nga gara zgjedhore brenda partiake dhe se në Kuvendin e degës së ASH-së së Tetovë që do të zhvilloj punime ditën e nesërme Vjollca Berisha do të jetë kandidatja e vetme.

Përndryshe nga kuloare tjera brenda strukturave të ASH-së gjithashtu potencohet se kandidatura e Vullnet Murselit është e padëshirueshme për strukturat tetovare, për shkak të afërsisë së tij me struktura të caktuara dhe të dyshimta të BDI-së që operojnë brenda Aleancës për Shqiptarët.

Nga ASH-Tetovë potencojnë se në asnjëfarë mënyrë nuk do të lejojnë imponim nga jashtë, dhe se legjitime për ta do të jetë vullneti i kuvendareve të Degës së Tetovës./fol.mk