Erdogan: Ne po vazhdojmë marshimin tonë të Turqisë së madhe dhe të fuqishme

Shpërndaje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se kombi turk, i cili ruajti unitetin dhe solidaritetin e tij me vullnetin dhe vendosmërinë e Kongresit të Sivasit, pavarësisht nga të gjitha pamundësitë, përfundoi me fitore Luftën e Pavarësisë.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 102-vjetorit të Kongresit të Sivasit.

Duke thënë se Kongresi i Sivasit, ku u morën vendimet, me të cilat iu deklaruan botës se nuk do të hiqet kurrë dorë nga pavarësia, flamuri dhe atdheu, ishte një pikë kthese historike për kombin turk, Erdogan tha: “Kombi turk, i cili ruajti unitetin dhe solidaritetin e tij me vullnetin dhe vendosmërinë e Kongresit të Sivasit, pavarësisht nga të gjitha pamundësitë, përfundoi me fitore Luftën e Pavarësisë. Edhe sot, çdo hap që bëjmë, e bëjmë me ndërgjegjen për të qenë besnikë ndaj vendimeve të marra në Kongresin e Sivasit dhe përkushtimit për themelet e Republikës së Turqisë.”

Presidenti Erdogan deklaroi se ata vazhdojnë të punojnë me vendosmëri pa kompromentuar kurrë pavarësinë ekonomike dhe politike të kombit turk, historia e të cilit është plot me fitore të lavdishme.

“Duke vendosur vullnetin e kombit tonë të dashur para çdo gjëje tjetër, ne po vazhdojmë marshimin tonë të Turqisë së madhe dhe të fuqishme për të realizuar synimet tona të vitit 2023 (100-vjetori i Republikës së Turqisë) dhe vizionet tona për vitin 2053 dhe 2071 duke mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut brenda kufijve kombëtarë. Në 102-vjetorin e Kongresit të Sivasit, me në krye Mustafa Kemalin ( Ataturkun – themeluesin e Republikës së Turqisë), unë përkujtoj të gjithë heronjtë tanë me respekt dhe mirënjohje, dhe përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta banorët e Sivasit dhe të gjithë qytetarët tanë që mirëpritën Kongresin e Sivasit./trt