Gati për të filluar regjistrimin! Nëse i refuzoni të pavaksinuarit, mund të vijnë regjistrues të vaksinuar

Shpërndaje

Pas pothuajse 20 vitesh pa regjistrim të popullsisë, Enti Shtetërorë për Statistika është gati të fillojë procesin. Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave, shprehet se përveç se të përgatitur, ekipet në Ent janë edhe të motivuar që më në fund ta fillojnë regjistrimin, proces ky që është i rëndësishëm për vendin.

“Ne tashmë jemi të përgatitur, presim që të dielën të fillojë regjistrimi në mënyrën më të mirë të mundshme në çdo rajon të vendit. Gjithmonë ka diçka për t’u përfunduar, gjithmonë ka diçka për t’u verifikuar, megjithatë në përgjithësi nuk ka asnjë pengesë që të dielën të fillojmë me procesin”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit për Statistikë.

Në rast se ka qytetarë që nuk duan të pranojnë në shtëpitë e tyre regjistrues të pa vaksinuar, kryeministri Zoran Zaev tha se atyre do të ju mundësohet që të regjistrohen nga regjistrues të vaksinuar.

“Kam folur me ministrin e Drejtësisë, në një rast edhe me drejtorin e Entit të Statistikave, Apostoll Simovski që kur të ndodhin situata të tilla, mund të bëhet rokadë mes regjistruesve që të mundemi në mënyrë fleksibile t’u përgjigjemi kërkesave dhe pritshmërive të qytetarëve”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

E ne pyetëm drejtorin Simovskin se si do të bëhet rotacioni i regjistruesve?

“Teknika nuk është e rëndësishme se si do të bëhet kjo, e rëndësishme është që do ti mundësojmë edhe atij qytetari skeptik t’i vije regjistrues i vaksinuar. Nëse regjistruesi është i vaksinuar ose jo nuk është aq e rëndësishme, e rëndësishme është që secili nga ne, edhe regjistruesi edhe qytetari që do të regjistrohet t’i respektojnë protokollet”, shtoi drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski.

Simovskin thekson se me respektimin maksimal të protokolleve anticovid nuk do të vihet në rrezik infektimi asnjë nga regjistruesit e as qytetarët, ndërsa shton se vaksina nuk nënkupton se virusi nuk bartet. Tanimë në të gjitha 50 rajonet për regjistrim kanë përfunduar trajnimet e instruktorëve dhe regjistruesve rajonal. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë të dielën dhe do të zgjas deri më 30 shtator. Në të do të regjistrohen qytetarët dhe amvisëritë. Deri më 30 shtator vazhdon edhe vetë regjistrimi online i diasporës, i cili ka filluar më 1 mars.