Gjendet në Dibër e mitura që alarmoi një Shqipëri të tërë! Ishte larguar me 18-vjeçarin që dashuronte

Shpërndaje

Fiona.S, 15-vjeçarja për të cilën prindërit dhe familjarët dhanë alarmin se ishte zhdukur për ditë të tëra, është gjetur. E reja e zhdukur në Vlorë u denoncua e humbur që prej datës 13 Gusht teksa 5 ditë më pas ajo është gjetur në Dibër, në familjen e një djali që dashuron. 15-vjeçarja është larguar me djalin që dashuronte, ky i fundit i moshës 18-vjeçare. Arsyeja pse ajo është larguar është për faktin se familja nuk e lejonte lidhjen e tyre dhe gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj. Ata kanë foto bashkë edhe në rrjetet sociale, teksa familja e të resë ishte në dijeni të lidhjes së vajzës para se ajo të largohej nga banesa.