Grubi: Shumica e 18 kandidatëve do të fitojnë që në rrethin e parë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se nesër Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë kryesi qendrore.

Kryesia do të mbahet në Gostivar dhe pas kësaj pritet të publikohen edhe emrat e kandidatëve për kryetar komunash nga kjo parti, transmeton TV21.

“Nesër kemi kryesi qendrore që do të mbahet në Gostivar dhe ku kryetari Ahmeti do të publikojë 18 kandidatët për kryetarë në 18 komuna tona. Siç kam thënë edhe më parë, pres që të gjithë ata të jenë fitues. Shumica në rrethin e parë, shumë pak në rrethin e dytë”, tha Grubi.